6 lojtarë të Serie A të grumbulluar nga Argjentina për miqësoret e shtatorit

by admin
Spread the love

Janë 6 lojtarë të Serie A mes atyre që tekniku Lionel Scaloni ka grumbulluar për ndeshjet miqësore që Aregjentina do të luajë kundër Hondurasit dhe Xhamajkës, në prag të Kupës së Botës, Katar 2022.

Kombëtarja “albiceleste” do të përballet me Hondurasin në 23 shtator dhe 5 ditë më pas do të luajë kundër Xhamajkës.

“Italianët” e grumbulluar për këto sfida janë: mbrojtësi i Udineses Nehuen Perez, juventinët Leandro Paredes dhe Angel Di Maria, romanisti Paulo Dybala dhe interistët Joaquin Correa dhe Lautaro Martinez. / Oversport.tv

You may also like