50 policët e arrestuar dërgohen në objektin e IPK-së

by admin
Spread the love

50 zyrtarët policor të dyshuar për korrupsion janë arrestuar sot nga Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Doganën. Në mesin e të arrestuarve janë dhe dy doganierë.

Burimet e mediumit tregojnë se ky rast është iniciuar më 31 maj të vitit 2021, kurse të arrestuarit po dyshohen për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

Të njëjtit do të dërgohen në objektin e Inspektoratit Policor në Prishtinë, në ora 10:00.

50 të arrestuarit siç mëson mediumi online Paparaci, do të dalin para Gjykatës, në Departamentin Special.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy togerët, Ramiz Ahmeti nga Klina, i cili punon si komandant i pikës kufitare te Qafa e Prushit dhe Xhavit Lokaj nga Gjakova, që punon si komandant i pikës kufitare në Qafë Morine.

You may also like