Disa njerëz kanë thjesht dëshirë të shprehin mendimet e tyre dhe nuk mund të ndalen. Sigurisht, është e rëndësishme të jesh i sjellshëm dhe të mos ndërpresësh njerëzit, por kjo mund të arrijë deri në atë pikë sa të fillojnë të harxhojnë kohën tënde për gjërat e tyre parëndësishme. Pra, gjëja më e rëndësishme që mund të bëni në një moment të tillë, është të “luftoni” për veten tuaj dhe të dini se si t’i shpëtoni këtyre njerëzve.
Më poshtë ju sjellim 5 këshilla se çfarë duhet të bëni në situata të tilla sipas ‘Bright Side’:
- Pyetini njerëzit që keni përballë nëse mund t’i ndërprisni.
- Pyetini shpesh se cili është thelbi i bisedës që po zhvillojnë.
- Bini dakord fillimisht me ta për një kohë të caktuar se sa do ta zhvilloni bisedën.
- Tregojini se çfarë nuk ju pëlqen gjatë bashkëbisedimit dhe me çfarë nuk bini dakord.
- Largohuni nga ky bashkëbisedim në momentin që mendoni se nuk dëshironi ta dëgjoni më, pa qëndruar aty më tepër./revistawho.com
Related
!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?
n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;
n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;
t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,
document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');
fbq('init', '940640112677265');
fbq('track', "PageView");