43-vjeçari shqiptar humbet jetën nga një aksident në punë, në Itali

by admin
Spread the love

Një tragjedi në orët e vona të pasdites së djeshme ka ndodhur në Frati di Camaiore: një punëtor nga kompania Ceragioli Costruzioni në Camaiore humbi jetën pas një aksidenti që ndodhi teksa po transportonte një ekskavator me traktor.

Burri është një 43 vjeçar shqiptar dhe quhej Roland Çizmja, raportojnë mediat italiane. Ai është i martuar dhe baba i tre fëmijëve të vegjël.

Sipas hetimeve paraprake punëtori kishte marrë një ekskavator nga kompania dhe po e transportonte me një traktor, kur rreth orës 18.00, ndodhi tragjedia.

“Nga ajo që mësuam sapo mbërrita në vend, punonjësi ynë kishte mbledhur ekskavatorin dhe po e transportonte kur, për shkak të një dege peme që kishte ngecur, ai zbriti nga traktori për ta zhbllokuar dhe ka rënë duke i shkaktuar një dëmtim në kokë. Vëllai im nuk është në gjendje të thotë asgjë për momentin, ne jemi tmerrësisht të tronditur nga ajo që ndodhi”, thotë Rita Ceragioli, motra e Stefanos Ceragioli, pronar i kompanisë.

Policia bashkiake është ende duke kryer hetimet por sipas kompanisë, punonjësi në atë moment nuk duhej të ishte në punë dhe pronarët thonë se nuk ishin në dijeni pse Çizmja kishte ardhur.

Tragjedia ndodhi në via Colletto Santuçi, një rrugë e ngushtë e vendosur në një zonë kodrinore në zonën Frati, një fshat disa qindra metra larg qendrës historike të Camaiore.

Nga kqyrja e trupit doli në pah një dëmtim në kokë, por metodat dhe shkaqet e sakta të vdekjes ende duhet të kuptohen: për shembull, nëse ishte një rast sëmundjeje apo një aksident për shkak se punëtori 43-vjeçar ka rrëshqitur. Me pak fjalë, disa hipoteza janë ende duke u shqyrtuar nga hetuesit.

Për momentin mësohet se traktori ka qenë duke ecur buzë rrugës, kur ekskavatori i transportuar në pjesën e pasme është ngatërruar në degët e një peme. Burri është ngjitur në rimorkio dhe në përpjekje për të zhbllokuar situatën mund të ketë humbur ekuilibrin, duke rënë nga pjesa e pasme e mjetit dhe duke përfunduar në gurishte dhe kanalin e ujërave të zeza në anë të rrugës.

MARKETING




You may also like