4 sfida të Serie A në Oversport, Juventus dhe Milan zbresin në fushë

by admin
Spread the love

4 ndeshje të javës së 29-të të Serie A do të vijnë sot për shikuesit në ekranin e Oversport dhe Tibo. Në orën 15:00 do të luhen sfidat Salernitana-Sassuolo dhe Spezia-Cagliari.

Salernitana e vendit të fundit kërkon pikë që të mbajë gjallë shpresat për mbijetesë, ndërsa në “Picco” luhet një përballje direkte mes dy skuadrave që synojnë ti shpëtojnë rënies nga kategoria.

Juventusi i Allegrit kërkon suksesin e radhës në transfertën e sotme në “Ferraris” përballë vendasve të Sampdorias në orën 18:00. Bardhezinjtë janë skuadra më në formë e kampionatit dhje tashmë që janë futur në zonën Champions, synojnë që ti afrohen akoma më shumë kreut të renditjes, që tashmë është vetëm 7 pikë larg. Vendasit janë shumë pranë zonës që të zbret në Serie B dhe synojnë pikë mbijetesë në ndeshjen e sotme.

Formacionet e mundshme

SAMPDORIA (4-3-1-2): Falcone; Bereszynski, Yoshida, O. Colley, Augello; Candreva, Rincon, Thorsby; Sabiri; Caputo, Quagliarella.

JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Danilo, De Ligt, Rugani, Lu. Pellegrini; Cuadrado, Locatelli, Arthur, Rabiot;  Morata, Kean.

Magjia e kampionatit italian në Oversport dhe Tibo për këtë të shtunë do të mbyllet me sfidën e “San Siros”, aty ku Milani kryesues do të përballet me Empolin e shqiptarëve. Kuqezinjtë kërkojnë suksesin e radhës, që të konsolidojnë pozitat e tyre në vendin e parë të Serie A, ndërsa miqtë synojnë fitoren që mungon prej 11 javësh në kampionat.

Formacionet e mundshme

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Tomori, Kalulu, Florenzi; Bennacer, Kessie; Messias, B. Diaz, Leao; Giroud.

EMPOLI (4-3-2-1): Vicario; Stojanovic, S. Romagnoli, Luperto, Parisi; Zurkowski, Asllani, Bandinelli; Henderson, Bajrami; Pinamonti.

 

You may also like