35 vjeçari nga Tetova rreh gruan, arrestohet nga policia – Shqip

by admin
Spread the love

Mosmarrëveshjet familjare mes një çifti bashkëshortor nga Poroji i Tetovës, kanë përfunduar keq, pasi bashkëshorti 35 vjeçar kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten, përcjell KlanM. Nga policia thonë se po punojnë për zbardhjen e rastit dhe se pas dokumentimit të plotë, do të dorëzohet parashtresë përkatëse.

“Më datë 27.01.2023 në ora 22:30 në fshatin Poroj, Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria 35 vjeçarin nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit sipas të cilit rreth orës 19:00 në fshatin Poroj, pas një keqkuptimi të mëparshëm, ka sulmuar fizikisht gruan e tij”, thonë nga MPB./KlanMacedonia

You may also like