35 milionë euro të përballueshme, Luis Alberto sërish në “sitën” e Milanit

by admin
Spread the love

Luis Alberto rikthehet sërish në skenë si një opsion për Milanin. Lazio mund ta shesë mesfushorin, në rast se nuk ia del të transferojë Sergej Milinkovic-Savic.

Spanjolli mendohet të jetë i sakrifikuari për merkaton dhe Milani është gati të futet në garë për të, sikurse shkruan “Gazzetta dello Sport”.

Lazio e vlerëson kartonin e Luis Alberto 30 deri në 35 milionë euro, shifër që Milani mendohet se mund ta përballojë duke pasur parasysh se kuqezinjtë nuk do të “sulen” për shumë lojtarë në verë.

Synimi është përforcimi i skuadrës me lojtarë cilësorë dhe Luis Alberto është një prej atyre që mund të rrisë cilësinë dhe jo numrat. / oversport.tv

You may also like