329 mijë gjoba janë shqiptuar në pandemi – opozita për faljen e gjobave, pozita kundër

by admin
Spread the love

Policia e Kosovës ka shqiptua 329
mijë gjoba ndaj qytetarëve përgjatë kohës së pandemisë në Kosovë, raporton
Ekonomia Online.

Krahas gjobave nga Policia e
Kosovës, qytetarët kanë marrë dënime edhe nga institucionet tjera si AVUK-u, Inspektorati
etj.

Të mërkurën, në Komisionin për
Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, është shqyrtuar Projektligji për faljen e
masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë Covid-19.

Në Projektligjin e propozuar nga
Partia Socialdemokrate, thuhet se qëllimi është falja e masave ndëshkimore, të
shqiptuara nga Institucionet Shtetërore të Kosovës si dhe përcaktimi i
procedurave në lidhje me faljen e këtyre masave, të shqiptuara në zbatim të
Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në Territorin e
Kosovës.

Propozuesi i këtij Projektligji,
Nol Nushi, fillimisht dha kritika për vonesat e Komisionit për pranimin e këtij
Projektligji, për të cilin tha se është vetëm pesë faqe.

“Arsyeshmëria ka qenë se është
pandemi dhe ligji Mirëpo shkelja që është bërë pikërisht nga partitë politike nëpër
fushatat zgjedhore. Nga falja e borxheve, përjashtohen bizneset e mëdha,
përjashtohen edhe partitë politike që i kanë bërë këto shkelje. Sa për
informacion që e kam marrë,  329 mijë
gjoba janë dhënë vetëm nga Policia e Kosovës, dhe në disa matje jemi vendi me
shumë dënime për kokë banori”, tha Nushi.

“Mendojmë që logjika e masave
gjobitëse kanë qenë për parandalim të pandemisë, dhe duke e ditur se ka qenë në
një kohë që e ka dhënë efektin e saj, dhe mendoj se duke i bazuar në kohën
nëpër të cilën po jetojmë, është mirë që ky projektligj të kalojë”, tha tutje
Nushi.

“Ardhja me kaq vonesë në këtë komision përbën shkelje ligjore. Askush nuk ka pasur të drejtë që një iniciativë që derivon nga kërkesa e qytetarëve të prolongohet kaq gjatë”.

Kryetarja e këtij Komisioni, Fatmir Kollçaku, ka deklaruar se nuk mund të bëhen ndasi mes qytetarëve të përgjegjshëm dhe atyre të papërgjegjshëm.

Ajo e sheh projektligjin si diskriminues dhe se tanimë nuk ka asnjë kuptim.

“Shteti ka pasur për obligim t’i marrë të gjitha masat vetëdijësuese. Qytetarët e kanë kuptuar rëndësinë e zbatimin e masave dhe shumica i kanë zbatuar. Si institucionet, si qytetarët i kanë përqafuar masa emergjente. Qytetarët e përgjegjshëm që i kanë paguar këto gjoba e kanë kuptuar rëndësinë e virusit. Shteti ka vepruar në mënyrën më të mirë të duhur dhe i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e virusit dhe minimizu efektin e tij. E dimë sa vdekje i kemi pasur, sa raste”.

“Tash me sukses të vaksinimit në mënyrë globale, e kemi një situatë të qetë. Ky ligj e ka hup edhe kuptimin e vet. Nuk mund t’i ndajmë qytetarët e përgjegjshëm nga ata të papërgjegjshëm, të cilët kanë rrezikuar për ta përhapur sëmundjen dhe t’i shkaktojnë rrezik të tjerëve. Qytetarët e përgjegjshëm diskriminohen me këtë projektligj”.

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu tha se e përkrah këtë projektligj, raporton Ekonomia Online.

“Ka nevojë që ky ligj të trajtohet
nga deputetët dhe të analizohet efekti i këtij ligji për shkak të krizës
ekonomike. Janë dënuar qytetarët e janë amnistuar politikanët”.

“Të lus që më pak të merresh me
analiza dhe qëndrime të deputetëve. Detyre e jotja është ta moderosh mbledhjen
e jo të mbash ligjërata. Me mbajt ligjërata ata që e kanë mbajt shtetin e
mbyllur, e pas humbjes me dalë nëpër protesta, nuk është e moralshme. Nëse janë
falur gjobat për politikanët, duhet të falën edhe për qytetarët”, tha tutje
Haxhiu.

Deputeti Haxhiu, tha se duke qenë kontribuues
i Ligji për parandalimin e pandemisë Covid-19, kanë pasur për qëllim që të kenë
një bazë ligjore.

“Të gjitha ndëshkimet që janë bërë
para këtij ligji, kanë qenë anti-ligjor. Krahas parandalimit ka qenë edhe
mbështetja ndaj profesionistëve shëndetësor, të cilët nuk e kanë marrë. Në pjesën
e komunave veriore nuk ka pasur zbatim të këtij ligji, e madje nuk ka pasur as
shifra me të infektuar. Edhe ashtu i keni marrë votat duke u thirrur në
drejtësi, prandaj përkraheni”, tha Haxhiu.

“Sa prej 120 deputetëve janë
dënuar shkaku i shkeljes së masave, madje janë dënuar qytetarët në veturë,
vetëm se është ulur përpara e jo mbrapa”, u shpreh Haxhiu.

Deputeti i AAK-së, Shensedin
Dreshaj, tha se si Projektligj do ta përkrah ndonëse kërkoi që të merren
parasysh edhe idetë e partive tjera.

“Unë dhe kryetarja (Kollçaku)
vijmë nga një fushë të ngjashme, e them se edhe bujqit nëpër ara nuk i kemi
lënë të dalin”, tha ai.

Kurse deputeti i VV-së, Burim Meta,
u shpreh kundër kësaj nisme.

“Të falim gjobat e qytetarit që
fajtor kryesor ka qenë faktori njëri, të cilët kanë qenë fajtor për shtimin e
rasteve, mendoj se është gabim dhe nuk duhet të bëjmë politikë”, tha Meta duke shprehur
kundërshtimin e tij për këtë projektligj”.

You may also like