30 ditë paraburgim për tetovarin që ia preu kokën nënës së tij

by admin
Spread the love




Prokuroria Themelore Publike e Tetovës ka lëshuar urdhër për procedurë hetimore ndaj një 45-vjeçari, banor i fshatit Sellcë. Ai me dashje ka vrarë nënën e tij.

Sipas prokurorisë, më 8 prill në oborrin e shtëpisë së familjes ku banonin, i dyshuari e ka sulmuar viktimën pa asnjë arsye, duke i shkaktuar një goditje fatale me sëpatë.

Gjykata pranoi propozimin e prokurorit publik dhe të dyshuarit të akuzuar për vrasje i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Dyzet e pesë vjeзari me inicialet U.D.  para tre muajve ka dalë nga spitali psikiatrik i Bardovcës. Ai ka qenë trajtuar aty nga viti 2009.


You may also like