30 ditë paraburgim për të miturin në Pejë, dyshohet se planifikoi vrasjen e shokëve të klasës – Shqip

by admin
Spread the love

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh një të mituri nga Peja. I mituri me iniciale B.M, dyshohet për përgatitjen e veprave terroriste.

Klankosova.tv ka mësuar se i mituri dyshohet për planifikimin e vrasjes së shokëve të klasës.

Njoftimi i Prokurorisë Kosovë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se është ndaluar i pandehuri me inicialet B.M. për shkak se në periudhë kohore disamujore ka bërë plane dhe është përgatitur për ndërmarrjen e një sulmi të gjerë ndaj disa nxënësve të një shkolle në Pejë.

Me këto veprime i pandehuri B.M. kishte për të kryer veprën penale ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’, nga neni 138 lidhur me nenin 129 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokurori i Prokurorisë Speciale, gjatë ditës së sotme ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, si dhe, ndaj të njëjtit Gjykata kompetente ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh./tvklan.al

You may also like