3 vite e 4 muaj burg për Tahirin, qytetarët e “mbysin” me komente: Ti je kampion, mbaje kokën lart

by admin
Spread the love

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar sot me 3 vite e 4 muaj burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Beteja me drejtësinë e nisur nga ish-ministri që në 2017 pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj, u prit me bujë në opinionin publik dhe në këtë mënyrë është përpjellë edhe vendimi i sotëm i Gjykatës.

Në postimin që bëri pas vendimit të gjykatës, ish ministri ka marrë shumë komente nga qytetarët, ku vihet se re një pjesë e madhe e mbështesin.

Ish-ministri pas dënimit me 3.4 vite burg ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale. “Ju dua shumë të gjithëve! Më vjen keq që shkoi kështu. Jam moralisht i qetë, nuk kam shkelur kurrë ligjin, kam dashuruar çdo ditë të punës sime, jam i lumtur që kam bërë detyrën siç më mirë munda. Është thjesht padrejtësi”.

Apeli i GJKKO vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke dënuar me burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Kreu i trupës gjykuese deklaroi se provohet lidhja e Tahirit me Moisi Habilajn dhe Artan Habilajn teksa shtoi se është verifikuar se ish-ministri ka shpërdoruar detyrën dhe ka përfituar shërbime të padrejta duke dëmtuar shtetin./abcnews

You may also like