3 turiste nga Maqedonia e Veriut rrezikuan të mbyten në Golem, 2 prej tyre në gjendje të rëndë shtrohen në spital

by admin
Spread the love

Më konkretisht, referuar njoftimit zyrtar të policisë së shtetit thuhet se shtetasja Sh. A., 48 vjeçe, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja K. A., 66 vjeçe  dhe shtetasja tjetër, ende e paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, janë në gjendje të rëndë.“

Kavajë/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, në plazhin e Golemit, duke notuar, kanë rrezikuar të mbyten në det, 3 shtetase nga Maqedonia e Veriut.

Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga pushuesit e tjerë, roja bregdetare dhe efektivët e Policisë Kavajë që ishin me shërbim në vijën bregdetare.

Të trija këto shtetase janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, për ndihmë mjekësore.

Shtetasja Sh. A., 48 vjeçe, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja K. A., 66 vjeçe dhe shtetasja tjetër, ende e paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, janë në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

You may also like