3 trende teknologjike në CES 2022 që do të përcaktojnë të ardhmen e biznesit –

by admin
Spread the love

Varianti Omicron nuk e ka penguar mbajtjen e eventit CES 2022 në Las Vegas, ku u ekspozua e ardhmja e teknologjisë.

Gary Shapiro, president dhe CEO i Shoqatës së Teknologjisë të Konsumatorëve, e cila organizon CES, foli në konferencën e këtij viti për disa trende që do të përcaktojnë të ardhmen e biznesit dhe të teknologjisë.

Pronarët e bizneseve të të gjitha industrive, jo vetëm ata që drejtojnë kompani të pajisjeve elektronike për konsumatorët, duhet të jenë të informuar për këto trende, pasi pandemia Covid-19 ka bërë që pronarët e bizneseve të të gjitha llojeve të mbështeten në teknologjinë dixhitale në disa forma dhe mënyra që kishte ndodhur kurrë më parë. Këtu janë tre trende që Shapiro theksoi në komentet e tij.

 

  1. Autonomia

Një ndër ngjarjet kryesore nga CES i këtij viti do të jetë Sfida Autonome Indy, gjatë së cilës disa ekipe nga 21 universitete në nëntë vende të ndryshme do të garojnë me makina autonome në Las Vegas Motor Speedway. Shapiro tha se ky event ka për qëllim të promovojë teknologjinë autonome dhe të shërbejë si një pikënisje e inovacionit për hapësirën.

Shapiro vuri në dukje se teknologjia e drejtimit autonom të mjeteve, përveҫse për automjetet e konsumatorëve, do të përdoret edhe në fusha të tjera, duke përfshirë reagimin ndaj emergjencave dhe logjistikën. Kamionët me vetëdrejtim, tha ai, mund të ndihmojnë në zgjidhjen e shumë çështjeve, të tilla si problemet në zinxhirët e furnizimit që kanë ndikuar SHBA-në gjatë muajve të fundit.

Për më tepër, kjo teknologji nuk do të kufizohet vetëm te transporti në rrugë. “Mjetet me vetëdrejtim do të fuqizojnë shumë njerëz, jo vetëm makinat, por edhe karriget me rrota”, tha Shapiro. “Kjo do të krijojë mundësi të reja për të moshuarit dhe për miliona njerëz që jetojnë me pamundësinë për të lëvizur lirisht.”

 

  1. Aksesueshmëria

Covid-19 i ka detyruar kompanitë dhe punonjësit që të izolohen. Kjo ka përmirësuar  aksesueshmërisë, përmirësim i cili vazhdon të jetë në proces. Për shembull, ky ishte viti i parë që momentet më kryesore të CES u transmetuan online në kohë reale, pasi shumë nga pjesëmarrësit potencialë qëndruan në shtëpi, ndërsa qindra të tjerë nuk mundën të merrnin dot pjesë fizikisht në këtë event.

“Ne vazhdojmë të përballemi me një epidemi të vetmisë dhe të izolimit social” për shkak të pandemisë, tha Shapiro. Por, teknologjia i ka ndihmuar të moshuarit dhe njerëzit me imunitet të dobët që të vazhdojnë të keni mundësi për aktivitete sociale. Shapiro tregoi një bisedë të kohëve të fundit me një të moshuar që i kishte thënë atij se kurset online të artit dhe muzikës gjatë pandemisë i kishin “shpëtuar jetën”.

Për kompanitë, përfitimet që vijnë nga përdorimi i teknologjisë për të përmirësuar aksesueshmërinë janë të shumta, duke filluar që nga përmirësimi i platformave të komunikimit në distancë për punonjësit e deri te krijimi i produkteve të reja që mund të përdoren nga klientët në mbarë botën.

 

  1. Qëndrueshmëria

Në vazhdën e samitit të klimës COP26, gjatë të cilit liderët globalë ndërmorën angazhime të mëdha për energjinë e gjelbër dhe neutralitetin e karbonit, CES i këtij viti pati fokus të veçantë te qëndrueshmëria. Markat e mëdha, duke filluar nga GM e deri te Samsung, diskutuan në lidhje me përpjekjet e tyre për qëndrueshmërinë.

“Teknologjia po na jep mundësinë që të bëjmë pyetje të mëdha për botën tonë,” tha Shapiro. “Si mund të krijojmë praktika më të qëndrueshme dhe të zvogëlojmë ndikimin tonë në mjedis?” Këto janë pyetjet që biznesmenët duhet t’i bëjnë vetes, në rrethanat kur edhe konsumatorët po bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm për ҫështjet që lidhen me mjedisin. Siç tha Shapiro, kjo nuk është thjesht gjëja e duhur për t’u bërë, por është gjëja më e zgjuar që mund të bëjmë. / INC

You may also like