3 mite mbi ushqimin e shëndetshëm, hiqni dorë sa më shpejt – Shqip

by admin
Spread the love

Disa ushqime që i kemi ngritur në piedestal duhet të mos qëndrojnë më aty, ndërsa disa të tjerave u kemi rënë në qafë kot. Pra, bëhet fjalë për mite që janë ngulitur në mendje, por nuk janë edhe aq të sakta sa kemi menduar. Më poshtë gjeni tre prej tyre, që ju me siguri ende iu besoni mbi ushqimin e shëndetshëm, por më mirë… lexoni pak.

Eliminimi i karbohidrateve të bën më të shëndetshëm – Keni dëgjuar për dietat pa karbohidrate që ju bëjnë demek të humbni peshë, por kjo nuk është 100% e vërtetë. Dijeni se zakonisht ka më shumë të mira marrja e karbohidrateve sesa shmangia e tyre. Ata që marrin ushqime me karbohidrate kanë 30% më pak rrezik të preken nga kanceri. Duhet të zgjidhni karbohidratet e duhura dhe jo t’i eliminoni fare.

Të marrësh proteina shtesë ju bën më të fortë – Shumë e besojnë idenë se, për t’u forcuar, duhen proteina ekstra. Por ndërkohë që është e vërtetë se proteinat ndihmojnë në zhvillimin muskular, duhen “përzierë” me yndyra dhe stërvitje. Gjithashtu, proteinat e tepërta rrisin rrezikun e zhvillimit të gurëve në veshka me 250%.

Burimi më i mirë i kalciumit për njeriun është qumështi – Në fakt, të bën mirë, por jo aq sa mendoni. Të pish shumë qumësht rrit riskun e kancerit në prostatë dhe sëmun-djeve të zemrës. Gjithashtu, nuk është burimi më i madh i kalciumit, pasi sardelet përmbajnë më shumë.

You may also like