“3 milionë € për Koulibaly”, Napoli: Gënjeshtër, si e lini ta botojë atë lajm?!

by admin
Spread the love

Lajmi se Kalidou Koulibaly mund të largohet nga Napoli, pasi i është ofruar rinovimi me gjysmën e pagës që përfiton tani, ka tërbuar klubin e Serie A.

Napoli e konsideron lajmin një gënjeshtër, që mund të shkaktojë pasoja në tratativat për të rinovuar me qendërmbrojtësin senegalez.

“Napoli nuk e kupton se si një botues i vëmendshëm si Amodei mund të lejojë Fabio Mandarinin të shkruajë në ‘Corriere dello Sport’ se SSC Napoli i ka ofruar Koulibaly gjysmën e asaj që fiton, ose 3 milionë euro.

Këto janë gënjeshtra që mund të destabilizojnë ambientin dhe të krijojnë negativitet të papërshtatshëm në një negociatë për zgjatjen e kontratës”, shkruan Napoli në reagimin e tij. / oversport.tv

You may also like