3 mënyra të thjeshta për të zhdukur rrathët e zinj poshtë syve! – Shqip

by admin
Spread the love

Keni pasur një natë pa gjumë ose jeni lodhur një ditë më parë dhe zgjoheni me rrathë të zinj poshtë syve? Për fat të mirë, ka disa mënyra të thjeshta që ndihmojnë për t’i fshehur ato.

Disa njerëz madje e kanë të domosdoshme çdo ditë të gjejnë një zgjidhje për rrathët pasi i kanë shumë të dukshëm.

Nëse aplikoni pak shafran në lëkurën poshtë syve rezultati do të jetë i menjëhershëm. Vitamina K e shafranit nxit qarkullimin e shëndetshëm të gjakut dhe parandalon formimin e hijeve të errëta.

Shafrani i Indisë përmban gjithashtu vitaminë C e cila rrit prodhimin e kolagjenit që i jep ndriçim lëkurës. Atë mund ta përdorni dhe në zonat ku janë krijuar njolla të errëta prej diellit apo moshës. Ju sugjerojmë ta përzieni me pak kos dhe ta aplikoni. Shpëlajeni me ujë 5 minuta pasi ta mbani poshtë syve, do të ishte mirë ta bënit pjesë të rutinës suaj.

-Vaji i arrave

Vaji i arrave është gjithashtu një burim i pasur i vitaminës K që nxit rrjedhjen e gjakut për të penguar rrathët e zinj. Plus, ai gjithashtu përmban vitaminë A, e cila rrit prodhimin e kolagjenit për të forcuar lëkurën. Merrni disa copa pambuku dhe zhyteni në vaj, më pas aplikojeni në fytyrë. Bëjeni dy herë në ditë dhe efektet do jenë mbresëlënëse.

-Një tjetër formë për zhdukjen e rrathëve të bezdisshëm gjendet dhe te ajo çfarë ju konsumoni. Përpiquni të hani një lloj sallate që njihet ndryshe me emrin “kale”. Ajo është e mbushur me vitamina dhe minerale që nxisin qarkullimin e shëndetshëm të gjakut.

Bëni një sallatë me lakër jeshile të grirë, gjysmën e një mollë të prerë në kubikë dhe 1 lugë gjelle boronica të thata, më pas hidhini lëng limoni dhe vaji ulliri./tvklan.al

 

 

 

You may also like