28 vjeçarja vdes pas ndërhyrjes së dështuar në buzë nga ‘estetistja e Instagram’ (fotot)

by admin
Spread the love

Një 28-vjeçare në rrjet e njohur si Dilber ka humbur jetën pak pasi kreu një injeksion kozmetik nga një ‘estetiste në Instagram’ e cila raportohet se është zhdukur pas incidentit.

Një doktor tha se e kishte paralajmëruar nënën e një fëmije të mos merrte “trajtime apo mjekime amatore”, para se gruaja të porosiste procedurën e mbushjes së buzëve nga një estetiste që gjeti në rrjetin Instagram.

Viktima e ndërhyrjes fatale është identifikuar vetëm si Dilber, dhe ndërroi jetë nga ataku kardiak pasi nisi të kishte dhimbje të forta koke. Gruaja nga Viena në Austri raportohet se kishte paguar estetisten €180 për trajtimin, nga i cili doktorët besojnë se pësoi një reaksion fatal.

Bashkëshorti i saj Murat tha se kishte dërguar në spital por fillimisht doktorët nuk e kishin pranuar.  Nëna e re kishte gjëndra të fryra limfatike, që sinjalizojnë infeksionin, sipas doktorëve, por ata i thanë se ‘do të përmirësohej në shtëpi.’

Por më 13 nëntor gruaja ishte shtruar në spital dhe tragjikisht vdiq një ditë më vonë pas dështimit të zemrës.

Bashkëshorti i saj shtonte: “Tani i vogli duhet të rritet pa nënën e tij mua ma morën gruan”. Më tej ai akuzonte doktorët për neglizhencë pasi nuk kishin pranuar ta shtronin në spital.

Drejtori i spitalit të Donaustadt, Lothar Mayerhofer tha në një deklaratë: “Ka sinjale të qarta për sëmundje imunitare. Pacientja vdiq gjatë terapisë dhe ne nuk mund ta shpëtonim. Mësimi që duhet të marrim nga kjo është rreziku nga mjekimet amatore estetike”.

Estetistja në fjalë përshkruhet si një bionde nga Sllovakia dhe është zhdukur pas ngjarjes, sipas mediave vendase.

Në Evropë mbushjet dermale të buzëve me injeksion konsiderohen si pajisje dytesore mjekësore dhe nuk kërkojnë të njëjtat teste klinike si ndërhyrjet Botox. Disa vende kanë kërkuar që kjo procedurë të përfshihet në sistemin mjekësor për të evituar problemet.