273 shoferë të sanksionuar në Shkup

by admin
Spread the love

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 273 masa, nga të cilat 32 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 12 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, nëntë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur 20 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 24 sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, gjashtë masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

The post 273 shoferë të sanksionuar në Shkup appeared first on TV-SHENJA.

You may also like