24 asiste nga “vendi”, Interi ka armën “Çalha”. Askush më mirë se turku në Europë

by admin
Spread the love

Loja është ndërprerë, Çalhanoglu vendos topin dhe kundërshtarët fillojnë të dridhen. Kështu ndodh në çdo ndeshje kur turku është në fushë, pra gjithmonë siç ka ndodhur në Serinë A këtë vit, kur Hakan e ka nisur 17 nga 17 para mbrojtjes, duke drejtuar dhe duke punuar pa ndalim.

Por përveçse është gjithnjë e më shumë një mesfushor total, Çalha është një armë shumë e çmuar kur loja ndalet, një situatë që mund të drejtojë ndeshjet, nëse jo edhe sezonet. Të paktë janë si ai në Evropë: që kur ka qenë në Itali (sezoni 2017/18) vetëm Joshua Kimish dhe Dani Pareho kanë mbajtur ritmin me ish-lojtarin e Leverkusenit për sa i përket numrit të asisteve nga gishtjet standarde.

KONSTANT – Me goditjen e lirë që u shndërrua në asist për Bisek ndaj Leçes, Çalhanoglu arriti në 24 asiste nga goditjet standarde që kur ka mbërritur në Serinë A. Po aq sa Kimish dhe Parejo duke marrë parasysh pesë kampionatet kryesore evropiane, në periudhën e marrë në konsideratë, fillimisht me Milanin e tani me Interin. Me kalimin e viteve, Hakan ka ndryshuar fanella, shokë skuadre, trajnerë dhe madje edhe role, por filli i përbashkët i përvojës së tij italiane janë pikërisht goditjet: trajektoret helmuese nga këndi, por edhe nga goditjet e lira, si kur është e nevojshme të godasë portën dhe nga pozicionet në të cilat topi duhet të vendoset brenda, në zonë, për ata që kërcejnë.

GODITJE DËNIMI DHE KËNDI – Sigurisht që për t’i shndërruar në gola këto goditje të Çalhanoglusë ka nevojë edhe për shokë skuadre që e njohin portën. Me një Bisek 196 centimetra gjithçka është më e thjeshtë, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Açerbin, golashënues i një goli nga këndi këtë vit i asistuar nga Çalhanoglu, kundër Bolonjës në kampionat. Goli mbërriti me një model tashmë klasik të Interit nga këndi, veçanërisht nga e majta: top i fortë nga turku në shtyllën e parë, në kërkim të një gjuajtjeje. Aq sa në ndeshjen pas asaj kundër kuqebluve, në fushën e Torinos (3-0 për zikaltrit), skuadra e Inzagit kishte përsëritur formulën e fitores: goditje nga këndi e Çalhas, goditje me kokë për Açerbin dhe gol i Lautaros nga pak hapa larg. Asnjë asist për turkun në atë rast, por thelbi nuk ndryshon: kur ka një goditje dënimi dhe Hakan kujdeset për topin, një mundësi e madhe paraqitet për Interin. Askush nuk bën më mirë se Çalhanoglu kur vjen puna për të dhënë asiste nga një moment i ndlaur, një tjetër armë në dispozicion të Inzagit në garën e kampionatit.

NISLI GJINI-PANORAMASPORT.AL

You may also like