23 vjet nga çlirimi i Prishtinës, kjo ishte shtëpia ku u vendos shtabi i UÇK-së (VIDEO)

by admin
Spread the love

Shtëpia e Adem Deshishkut në lagjen “Kolovica” në Prishtinë që nga Dita e Çlirimit të Prishtinës më 10 qershor 1999 përgjatë dy vjetëve ka shërbyer si shtab i Zonës Operative të Llapit.

Në shtëpinë që as pas 23 vjetësh nuk ka pësuar ndonjë ndryshim u pritën e përcollën shumë mysafirë, ndërsa e njëjta ishte shndërruar në seli të ZOLL-it me izë të ish-udhëheqësit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Demaçi.

Pronarin Metush Deshishku për Klan Kosova vitin e kaluar pati thënë se shtëpinë nuk do ta shesë e as ta japë me qira në asnjë variant.

Kujtime të mira nga ajo kohë e çlirimit kanë edhe ish-ushtarët dhe ish-eprorët e asaj kohe që janë falënderues për kontributin e Deshishkëve.

Më poshtë e gjeni kronikën e përgatitur nga gazetari, Flamur Gajtani, vitin e kaluar.

 

You may also like