23-vjeçarja lirohet nga akuzat për vrasjen e ish partnerit të saj

by admin
Spread the love




Pale Iloska është liruar nga akuza për vrasjen e ish partnerit të saj Aleksandar Ristovski, vendosi Gjykata në Veles. Iloska akuzohej për kryerjen e veprës penale “vrasje në çast”. Iloska tha se nuk ndjehej fajtore pasi veprën e kishte kryer në mbrojtje.

Ndryshe, 23-vjeçarja Iloska me datë 29.09.2021, në shtëpinë e familjes ku banonte është sjellë pa faj në gjendje nervozizmi të fortë si pasojë e dhunës në familje, pas çka ka privuar nga jeta tashmë të ndjerin Aleksandar Ristovski, me të cilin jetonte në një lidhje jashtëmartesore.


You may also like