23 vjeçarja bie për vdekje nga shkëmbi piktoresk teksa kthehej në shtëpinë e pushimit te familja (fotot)

by admin
Spread the love

Një e re e ‘motivuar dhe e dashur’ ka rënë për vdekje nga një shkëmb i lartë bregdetar teksa kthehej natën në shtëpinë e pushimit ku po qëndronte me familjen në Cornwall, në jugperëndim të Britanisë, u tha sot në gjyqin e çështjes.

23 vjeçarja Megan Thornton, po kthehej në mbrëmje me një djalë teksa familjarët e saj qëndronin në një vilë të vjetër pranë zonës shkëmbore.

Vajza që punonte në marketing nuk u arrit të shpëtohej megjithë përpjekjet e familjarëve të saj dhe grupeve të emergjencës që erdhën në vendngjarje.

Mjekësia ligjore tha se vdekja e zonjushës Thornton ishte një “aksident tragjik”.

Mbrëmjen e tragjedisë së korrikut 2022, Thornton kishte dalë me miqtë në qytezën Bude, Cornwall ku rishte njohur me Charlie Pengilly i cili po e shoqëronte për në shtëpinë me pamje nga gjiri piktoresk Widemouth Bay ku ajo po qëndronte me familjen.

Vila që raportohet se ishte pranë humnerës shkëmbore besohet se nuk kishte ndriçim natën e tragjedisë, dhe as gardh mbrojtës për pragun e shkëmbit.

Vajza ishte diplomuar nga Universiteti i Cardiff dhe kishte një master në marketing nga Exeter University.

Babai i saj Paul Thornton tha: “Ajo ishte shumë e çmuar për ne, ishte e vendosur, punëtore dhe ambicioze”.

Mjeku ligjor i Cornwall, Andrew Cox tha se Thornton kishte vendosur të kthehej në shtëpi natën në terrenin e rrezikshëm dhe pas aksidentit ajo nuk mundi të shpëtohej.