210 shoferë të gjobitur për tejkalim të shpejtësisë

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (17.12.2023) ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 210 drejtues automjetesh.

Prej tyre, 22 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe gjashtë automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. 72 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 138 jashtë vendbanimit.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

MARKETING



You may also like