21 ndeshje pa pësuar gol, Sommer: Ju tregoj sekretin e Interit

by admin
Spread the love

Yann Sommer regjistroi një tjetër ndeshje pa pësuar gol përballë Atletico Madrid, takim që Interi e fitoi 1-0. Duke hedhur një hap drejt kualifikimit në çerekfinalet e Champions League.

35-vjeçari “kyçi” portën për herë të 21-të këtë sezon, sukses për të cilin i ndan meritat me shokët e skuadrës.

Sekreti ynë është ekuilibri i mirë që arrijmë të kemi midis sulmit dhe mbrojtjes. Por edhe harmonia me njëri-tjetrin në fushë.

Fitorja 1-0 ndaj Atleticos na jep një avantazh të vogël në lidhje me kualifikimin, por kemi ende punë për të bërë në ndeshjen e kthimit.

Por nëse mbrohesh mirë dhe e bën me gjithë potencialin e skuadrës, atëherë gjithmonë do të krijohen rastet për gol në sulm. Kjo është ajo që bën një ekip të mirë”- theksoi zvicerani, raporton Supersport.

Sommer, i cili ka veshur 87 herë fanellën e kombëtares helvete, po luan sezonin e parë në Serie A me skuadrën e Simone Inzaghit. Dhe deri tani po bën shumë mirë.


Top Channel

You may also like