S kandal diplomatik në Turqi: E rdogani le në divan komesaren e BE-së

Vizita e liderëve të Bashkimit Europian në Turqi u shoqërua me polemika të shumta jo vetëm për shkak të mosmarrëveshjeve politike. Madje edhe vet renditja e ulëseve ka shkaktuar debate të shumta në rrjetet sociale. Presidenti Erdogan e akomodoi pranë vetes presidentin e Këshillit të BE Charles Michel, pra atje ku qëndronin flamujt zyrtarë e BE dhe Turqisë. Ndërsa Komisionerja e BE Ursula Von Der Leyen u detyrua të ulet në divan, përballë ministrit të Jashtëm turk. Von der Leyen nuk ishte e kënaqur me këtë renditje, ndërsa kritika ka pasur shumë edhe ndaj Michel, i cili e ka pranuar këtë renditje. Gjesti i Erdoganit ka shkaktuar kritika të shumta.

Gjobitet kryeministrja e Norvegjisë, theu masat anti-Covid

Policia e Norvegjisë deklaroi se ka gjobitur Kryeministren Erna Solberg për thyerjen e rregullave të distancimit social të Covid-19, kur Read more

Çfarë e bën Dubain “Qytetin e arit”?

Për më shumë se një shekull, tregtarët kanë udhëtuar drejt Dubait në kërkim të erëzave, perlave dhe arit. Me një Read more

Leave a Reply