Zaevi dhe Micko lozin komedi me shqiptarët!

Opinion nga Medai Shaholli

Sot janë takuar në një mbledhje ‘tetë a tetë’ sharlatani Zajko dhe kryekomiti Micko, ku kanë vendosur pa i pyetur partiçkat shqiptare për ta shtyrë regjistrimin e popullsisë në vend për gjoja arsye shëndetësore nga rreziku potencial i popullsisë prej Covidid-19.
Shkaku i vërtetë i shtyrjes së regjistrimit ka të bëjë me frikën e numrit më të lartë përbërjes së popullsisë shqiptare nga diaspora ku deri tani janë regjistruar mbi 170 mijë qytetarë.
Ky numër i lartë i regjistrimit të diasporës kryesisht me shqiptarë nga MV, ka alarmuar qarqet shoviniste sllavo-maqedone të cilët kanë pikasur se situata do t’i dalë nga duart nëse shqiptarët dalin mbi 40%, ndaj kanë kërkuar bojkotimin e këtij censusi.

Nga ana tjetër kemi partiçkat politike shqqiptare që nuk përfaqësojnë gjë tjetër vetëm numra kartonësh të gjelbër që i ngrejnë ato sa herë duhen votuar ligjet e qeverisë Zajko dhe një opozitë shqiptare të cilën demagogu Zajko nuk i konsideron si opozitë por si bar i egër i opozitës.

DUI dhe BESA e kanë shansin historik se u ka ngelur një pikë gjaku shqiptar për t’i treguar dhëmbët Zajko karafilit se në koalicion nuk janë vetëm numra por, vota shqiptare është vendimtare për jetëgjatësinë e kësaj ‘martese me pahir’ dhe se nuk mund t’i përdoni deputetët shqiptarë koalicionit qeverisës si mish për top për luajtur komeditë e radhës me popullin shqiptar.

Një sy historik profetit Muhamed dhe dhëndrit të tij- imam Aliut

Reshat Nexhipi-Manastir Sqarim I vendosa në një vend, sepse,  biografija e tyre, është e pamundur, të elaborohet veç e veç. Read more

Humori përçmues ndaj grupeve etnike nuk është shaka

Humori përçmues ndaj grupeve etnike nuk është shaka, por nxitje shoviniste e paragjykimeve dhe stereotipive negative. Ashtu siç barsoletat dhe Read more

Leave a Reply