Zbulohet shteti që i dha Shqipërisë vaksinat ndërsa Maqedonisë JO

Vaksinat që nisën dje të injektohen në stadiumin “Air Albania” kanë ardhur nga Gjermania. “Euronews Albania” disponon dokumentin zyrtar të zhdoganimit të vaksinës së aeroportin e Rinasit, dokumentacionin doganor të kalimit të vaksinës, si dhe dokumentin e Ministrisë shqiptare të Shëndetësisë që autorizon importimin e vaksinës së Pfizer/BioNTech.

Pavarësisht zbulimit të rrugës së ndjekur për ardhjen e vaksinës anti-covid në Shqipëri, nuk dihet ende nëse prejardhja përkon me shtetin misterioz që i dhuroi, të cilin kryeministri Rama nuk e zbuloi dje duke arsyetuar se ishte kërkuar nga pala tjetër të mbetej e tillë.

Por ndryshe nga sa ishte thënë më herët se vaksina kishte qëndruar disa ditë në doganë dhe ishte magazinuar në një vend të posaçëm në Institutin e Shëndetit Publik, ajo ka mbërritur në Rinas vetëm dje në mesditë dhe është transportuar direkt në stadiumin “Air Albania”.

Transportimi i vaksinës është marrë përsipër nga agjencia Ben impex & Co, e profilizuar në procesin e zhdoganimit dhe transportit.

Leave a Reply