Çair, qytetarët ankohen për gjendjen e bulevardeve

Shoferët e makinave janë në hall kur duhet të kalojnë përmes bulevardit “Brigada maqedonase”, në Çair. Gjithandej shihen gropa të hapura ndërsa i gjithë asfalti është i arnuar. Frekuentuesit e rregullt të kësaj rruge nuk mbajnë mend se kur për herë të fundit autoritetet kompetente kanë ndërmarrë nismë për ta rikonstruar të njëjtën.

Shumë pak janë të rregulluara. Rrugët e Çairit shumë pak janë të rregulluara. Bulevardi këtu nga Shutka që shkohet shumë pak është i rregulluar. Ne si shofer kërkojmë më mirë të jetë”

Duhet të rikonstruohet, gjithandej ka gropa. Në 10 vitet e fundit asgjë nuk është përmirësuar. Duhet të ndërrohen të gjithë, prej kryetarit të komunës e deri te punëtori i thjeshtë”.

Po e shihni edhe vet, katastrofë është, nuk është rruga e mirë, me gropa është. Kalojmë çdo ditë këndej. Ne paguajmë për ato, çdo regjistrim të makinave paguajmë edhe për rrugë edhe për shumë gjëra. Për fat të keq nuk i kemi ato kushte”.- theksuan qytetarët e intervistuar

Kreu i Shkupit Petre Shilegov pranon se rruga në fjalë është shumë e dëmtuar. Tha se e njëjta është në plan të rikonstruohet vitin e ardhshëm.

Brigada maqedonase- kosovare në kuadër të vizionit tim për qytetin e Shkupit tashmë po projektohet që vitin e ardhshëm të fillojmë me rikonstruimin e saj dhe ta shndërrojmë në profil të plot të bulevardit. Bulevard i cili më vonë do të lidhet me tunelet nën Kala por edhe do të lidhet me bulevardin Sllovenia dhe bulevardin Bosnjë-Hercegovina që për momentin po ndërtohet, kështu që do të kemi zgjidhje të plotë të bulevardeve në këtë pjesë të qytetit”.- tha Petre Shilegov, kryetar i Shkupit

Projekti për tunelet nën Kala të Shkupit u paralajmërua në shtator të vitit të kaluar. Në shkurt të këtij viti u anulua tenderi për përzgjedhje të kompanisë që do të projektojë tunelet, me arsyetimin se kishte mangësi të karakterit formal. Sipas vlerësimeve të qytetit, ndërtimi i rrugës dhe tuneleve nën Kala do të kushtojë rreth 25 milionë euro. Qëllimi i hapjes së tuneleve nën Kala është lidhja e Komunës Çair me qendrën e qytetit.

Leave a Reply