Stërnipi i Skenderbeut vjen në Maqedoni

Në kufirin Shqipëri-Maqedoni me flamuj u prit nipi i 16 i Gjergj Kastriot-Skënderbeut, Loris Castriota Skanderbegh. Ai tha se çdoherë që takon shqiptarë ndjehet i emocionuar dhe se është hera e parë që takon shqiptarët e Maqedonisë.

“Unë gjihmonë kam ëndërruar të vij këtu që të takoj komunitetin shqiptar këtu dhe kjo është një mundësi e mirë.Shpresoj se cdokush do ta mbaj në mend rrënjët shqiptare dhe historinë e shqiptarëve e cila është shumë e rëndësishme” theksoi Loris Castriota Skanderbegh.

Bashkë me nipin e heroit kombëtar erdhën edhe arbereshët ku u priten nga disa banorë struganë që kishin organizuar pritjen.

“Ne arbëreshët e kemi gjakun dhe identitetin që lidhet shumë me Shqipërinë. Ne jemi ata që vijmë dhe kemi nevojë për ju. Hera e parë që vi në Maqedoni, shpresoj të jetë e para herë për shume herë” tha Mario Kalivanga

“Jam shumë krenar që jemi në Maqedoni se edhe ju jeni arbëresh. Do të vijmë edhe tjetër herë. Kemi rujatur traditën të arbëreshëve, kostumet, këmishën dhe nëpërmjet kishës kemi rujatur gjuhën” u shpreh Salvador Shpëtim

Njëri nga organizatorët e eventit thotë se arbëreshët do të qendrojnë dy ditë në Strugë ku do të vizitojnë edhe vendet historike.

“Do të shkojmë në Livadhi aty ku Skënderbeu ka pasur betejë të suksesshme kundër pushtuesve osman. Do të vendosim një kurorë dafine. Te pllakata përkujtimore në oborrin e shkollës së sotme Haki Dika ndodhen edhe varrezat e ushtarëve të Skenderbeut janë mbuluar me asfallt por memorja kolektive funksionon” theksoi Organizatori Shpëtim Pollozhani

Në Itali sot numërohen mbi 100 mijë arbëreshë që flasin gjuhën arbërore. Pjesa më e madhe prej tyre jeton në Sicili, në Kalabri në Abbruzzo, Puglia dhe Molise në jug te Italisē.

Leave a Reply