200 viktima në Gaza, Netanyahu kërcënon Hamasin: S’keni ku fshiheni, ne do të zgjidhim hesapet me këdo që na dëmton

by admin
Spread the love

Kryeministri i izraelit Benjamin Netanyahu i ka konsideruar të paprecedenta sulmet militante të Gazës, të cilat lanë të paktën 200 viktima dhe qindra të tjerë të plagosur.

Në një fjalim televiziv nga Zyra e Shtypit e Qeverisë së Izraelit të shtunën vonë, Netanyahu tha se: “Ajo që ndodhi sot nuk është parë kurrë në Izrael. Ne do të marrim hak të fuqishëm për këtë ditë të zezë.”

“Izraeli do të arrijë çdo vend ku Hamasi fshihet,” tha Netanyahu, duke iu referuar grupit militant pas sulmeve. “Unë u them njerëzve të Gazës që të largohen nga ato vende tani.”

Në referencë të ushtarëve dhe civilëve izraelitë të marrë peng nga luftëtarët e Hamasit, kryeministri izraelit tha: “Unë i them Hamasit, ju jeni përgjegjës për mirëqenien e robërve. Izraeli do të zgjidhë hesapet me këdo që i dëmton ata.”


Top Channel

You may also like