20 vjet nga fillimi i gjykimit te papërfunduar te Millosheviqit (PAMJE TË RËNDA)

by admin
Spread the love

Sot bëhen 20 vjet që nga fillimi i gjykimit kundër ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq.

Nxjerrja e dëshmive për krime në Kosovë e Kroaci dhe për gjenocid në Bosnje  e Hercegovinë, ka zgjatur deri me 25 shkurt të vitit 2004.

Millosheviq, i cili njihet edhe si “Kasapi i Ballkanit”, më 28 qershor të vitit 2001, është ekstraduar për në Hagë, pasi me 27 maj të vitit 1999, është bërë publike aktakuza për krime lufte në Kosovë. Më vonë, ai u akuzua për krime edhe në Kroaci dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë.

Millosheviq ishte arrestuar në Beograd, me 1 prill të vitit 2001, pasi ishte përgjegjës për vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve.

Më 11 mars të vitit 2006, në ora 09:30, ai u gjet i vdekur në qelinë e tij.

Kronika në vijim, e përgatitur dy vite më parë, sjell detaje se si ishte mbajtur Millosheviqi nga hetuesit amerikan para dërgimit për në Hagë. (Kujdes: Pamje të rënda)

You may also like