20-vjeçari në fokusin e klubeve më të mëdha europiane, ish-futbollisti: I ngjan Gerrard dhe Lampard

by admin
Spread the love

Gabri Veiga është një nga premtimet më të mëdha të futbollist spanjoll. 20-vjeçari po shkëlqen këtë sezon me skuadrën e Celta Vigos teksa në 29 ndeshje të LaLigas, ja ka dalë të shënojë nëntë gola si dhe të asistojë në katër raste.

Mesfushori me tipare ofensive ka përfunduar në shënjestrën e klubeve më të mëdha europiane si Real Madrid, Manchester City, Arsenal, Liverpool apo edhe Newcastle.

Klauzola në kontratën e Veigas është 35 milionë paund teksa nga ana tjetër, ka nisur edhe një “luftë” mes agjentëve të ndryshëm për ta pasur në menaxhim. Në këtë garë është i përfshirë edhe vëllai i Pep Guardiolës, Pere që do të lehtësonte kështu një transferim të 20-vjeçarit te City. Megjithatë, Veiga duket më shumë i destinuar për të përfunduar nën menaxhimin e izraelitit të famshëm, Pini Zahavi.

Ndërkohë, në Spanjë, Veigën e krahasojnë me emra të mëdhenj së të kaluarës si Steven Gerrard apo Frank Lampard. Ish-lojtari i Barcelonës si dhe ish-trajneri i Brighton apo Watford në Premier League, Oscar Garcia, shprehet se Veiga është një lojtar që përdor të gjithë fushën dhe nuk është statik si Busquets apo Rodri.

“Nuk më pëlqen të krahasoj lojtarët, por Veiga ka disa ngjashmëri me lojtarë nga e kaluara si Steven Gerrard apo Frank Lampard. Është një lojtar që i pëlqen të avancoj në fushë dhe të luaj me topin. Nuk është tipi i Sergio Busquets apo Rodri. Avantazhi i tij është se ka një fizik të mirë dhe shumë teknik.

Pika e tij më e fortë është kontrolli i topit dhe me një lëvizje ja del të shmangë kundërshtarët. Veiga do të ishte i suksesshëm në çfarëdo lige, edhe në Premier League do të bënte mjaft mirë. Është i zoti që të përshtatet, edhe gjatë një ndeshje mund të ndryshojë dhe të adaptohet me mënyrën e lojës. Është një aftësi që nuk e gjen te shumë lojtarë aktualë, sidomos kur vjen puna tek të rinjtë”, u shpreh Garcia./Super Sport


Top Channel

You may also like