2 vjet më parë, Tokën e ‘pastroi’ COVID-19 (VIDEO)

by admin
Spread the love

22 prilli i vitit 2020 shënoi 50 vjetorin e Ditës së Tokës.

E kjo ditë, Tokën e kishte gjetur më të pastruar se asnjëherë më parë, për shkak të virusit COVID-19.

Se ky virus bëri punë pozitive ndaj ambientit, më shumë se çdo qeveri e botës e kishte vlerësuar edhe ambientalisti, Daut Maloku i cili edhe viktimat e virusitit i konsideronte heronj, shkruan Klankosova.tv.

“Ka marr viktima, që unë si ambientalit, duke u shpreh ngushëllime, i konsideroj viktimat martirë të kësaj të mire që i ka sjell njerëzimit”, ishte shprehur ai.

Kështu, krahasuar me kohën e njëjtë të vitit 2019, në 50 vjetorin e Ditës së Tokës, ajri ishte më i pastër për rreth 50 përqind, si rezultat i reduktimit të lirimit të gazrave nga makinat.

Ndiqni storien e përgatitur 2 vjet më parë nga Klan Kosova:

You may also like