2-vjeçari vdes nga uria dhe etja! U gjend i shtrirë pranë kufomës së të atit që kishte pësuar atak në zemër

by admin
Spread the love

Një djalë dy vjeçar vdiq nga uria pranë babait të tij të vdekur, ka zbuluar familja e tij.

Bronson Battersby nga Anlia u gjet i veshur me pizhamet e tij pranë babait Kenneth, 60 vjeç, i cili besohet të ketë pësuar një atak në zemër. Bronson mbeti në errësirë pa ushqim apo ujë për gati dy javë.

Nëna e tij Sarah Piesse, 43 vjeç pretendon se ishte neglizhenca e shërbimeve sociale për vdekjen e 2-vjeçarit. Një punonjës social erdhi në pronën e marrë me qira më 2 janar për një vizitë rutinë, por nuk kishte përgjigje në derë, kështu që ajo kontaktoi policinë dhe trokiti në dyer të tjera.

Ajo u kthye dy ditë më vonë, por ende nuk kishte asnjë përgjigje dhe ajo kontaktoi përsëri policinë.

U deshën pesë ditë të tjera para se ajo të merrte një çelës nga pronari për të kontrolluar. Kur ajo hyri brenda pronës në Skegness, Lincolnshire, më 9 janar, si Kenneth ashtu edhe Bronson ishin të vdekur.

Rezultatet fillestare pas vdekjes tregojnë se Bronson vdiq nga dehidratimi dhe uria, ndërsa Kenneth vdiq nga një atak në zemër.

Qeni i tyre i përkëdhelur Skylar mbijetoi, por ishte shumë i dobët, raporton The Sun.

“Nëse shërbimet sociale do të kishin bërë punën e tyre, Bronson do të ishte ende gjallë”, tha Sarah, e cila e pa për herë të fundit djalin e saj para Krishtlindjeve pasi pati një grindje me ish-in e saj.

Autoritetet mendojnë se Kenneth vdiq jo më herët se 29 dhjetori.

“Kjo do të thotë nëse punonjësja sociale do të kishte gjente mundësinë për të hyrë në shtëpi, kur shkoi për kontroll në 2 janar, atëherë Bronson do të ishte ende gjallë”, u shpreh nëna.

Kenneth kontaktoi më herët me një punonjës social për të caktuar një vizitë më 2 janar, por askush nuk dëgjoi më për të.

Një mik i familjes tha: Bronson u gjet përkulur në këmbët e Kenetit dhe se ai duhet të ketë menduar se babai i tij ishte thjesht në gjumë ose diçka e tillë. Ai duhet të ketë qenë duke u përpjekur ta zgjonte atë. Ai duhet të ketë qenë duke bërtitur. Nuk e di si nuk e dëgjuan fqinjët.

Kenneth ishte i papunë dhe kishte një sëmundje para-ekzistuese të zemrës, e cila bëri që ai të vuante nga një verdhëz e rëndë në muajt para se të vdiste.