2.7 milionë € në lojë, Spezia merr vendimin final për Rey Manajn

by admin
Spread the love

Rey Manaj nuk u grumbullua nga trajneri Edi Reja për tre ndeshjet e qershorit: dy takimet ndaj Islandës e Izraelit në Nations League, dhe miqësoren ndaj Estonisë, që do të luhet më 13 qershor.

Sulmuesi shqiptar ka probleme në shpatull. Sezonin e fundit e kaloi i huazuar te Spezia në Serie A, teksa kartonin e tij e zotëron klubi i Barcelonës.

25-vjeçari nga Lushnja shënoi pesë gola me bardhezinjtë, që ia dolën të sigurojnë qëndrimin në elitën e futbollit italian.

Drejtuesit e klubit italian janë bindur të paguajnë 2.7 milionë eurot që kërkojnë katalanasit për të lënë të lirë Manajn.

Spezia pret zyrtarizimin e Luca Gottit si trajneri i ri në vend të italo-brazilianit Thiago Motta, dhe më pas do të nisin bisedimet për blerjen e sulmuesit shqiptar./supersport


Top Channel

You may also like