17 vjeçarja detyrohej të merret me prostitucion nga i dashuri në Shkup – Shqip

by admin
Spread the love

Një nënë e shqetësuar ka denoncuar në polici se vajza e saj e mitur është detyruar për prostitucion nga i dashuri i saj. Rasti ka ndodhur në Shkup, përcjell Shqip. Nga policia thonë se po hetojnë rastin dhe se e kanë njoftuar edhe Prokurorin Publik.

“Më datë 16.01.2023, në stacionin policor është kryer bisedë zyrtare me një 17-vjeçar, pas kallëzimit të një gruaje 46-vjeçare nga Shkupi, sipas së cilës vajza e saj 17-vjeçare, e cila jetonte në një lidhje jashtëmartesore me 17-vjeçarin, nën kërcënim prej tij ishte joshur dhe detyruar të merret me prostitucion”, thonë nga MB./KlanMacedonia

 

You may also like