17-vjeçari që qëlloi me thikë sulmuesin që hyri natën në shtëpi, dënohet 3 vjet burg në Irlandë (fotot)

by admin
Spread the love

Gjykatësi i tha Dean Kerrie se kishte të drejtë të përdorte forcë për të mbrojtur veten dhe familjen e tij por forca ‘fatale’ e përdorur ishte tepër e ekzagjeruar.

Një i ri që qëlloi për vdekje me thikë të sulmues të dehur që hyri natën në shtëpinë e familjes së tij, është dënuar sot me tre vjet e gjysmë burg në Irlandë.

Jack Power u fut natën në shtëpinë e huaj, ku u godit me thikë nga Dean Kerrie.

Në gjykatën qendrore të Irlandës u tha se Power kishte pirë deri vonë para se të hynte vjedhurazi në shtëpinë e Kerrie.

Viktima që jetonte ne zonë, besohet se kishte parë një dëmtim në makinën e tij dhe besonte se ishte kryer nga Dean.

Power me një gur kishte thyer fillimisht dritaren ballore të shtëpisë së Kerrie dhe më pas kishte hyrë nga dera kryesore.

Gjykatësi Paul McDermott tha se më pas Power kishte sulmuar Kerrie në dhomën e gjumit të këtij të fundit.

Rrjeti ‘Irish Mirror’ shkruante se viktima kishte sulmuar gjithashtu nënën e Kerrie.

Kerrie ishte 17 vjeç në kohën e incidentit, ndërsa tani është 21.

Ai kishte gjetur një thikë në dhomën e tij dhe kishte sulmuar Power, i cili ishte më i madh me trup e me moshë, edhe pse ishte i paarmatosur.

Në gjykatë u tha se Kerrie kishte ligjërisht të drejtë të përdorte forcë për të mbrojtur veten, familjen dhe shtëpinë e tij, por forca që ai përdori ishte “shumë” e ekzagjeruar.

Gjykatësi shtonte se nëse autori do të kishte qenë në moshë të rritur, do të merrte një dënim prej shtatë vjet burg.

Por duke marrë në konsideratë moshën e Kerrie dhe situatën “e vështirë të presionit të krijuar nga viktima”, ai caktoi dënimin me pesë vjet e gjysmë burg.

Kjo u reduktua më tej duke parë pendesën e Kerrie dhe faktin që ai thirri menjëherë shërbimet e emergjencës pas sulmit.

Duke dhënë dënimin e tij McDermott përshkruante Power si një “i ri punëtor” që ishte nxitur për aktin “nga zemërimi i babait të tij”.

“Dënimi që po jap merr parasysh ashpërsinë e vrasjes nga pakujdesia, dhe përshtatet me rrethanat e Kerrie.”

“Ata që sulmohen në shtëpinë e tyre kanë të drejtë të përdorin forcë dhe nganjëherë forcë fatale, në mbrojtje të vetes dhe shtëpisë së tyre”, shtoi gjykatësi.