17 qytetarëve u është keqpërdorur kartela bankare, arrestohet dy banorë nga Rashqja e Shkupit

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka ngritur padi penale ndaj 23-vjeçarit A.Gj. dhe 25-vjeçarit A.Gj., të dy nga Rashqja e Shkupit, pasi të njëjtit dyshohet se kanë marrë të dhëna në mënyrë joligjore nga 17 qytetarë dhe kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare.

“I raportuari i parë, në periudhën nga shtatori deri në dhjetor 2021, derisa ishte i punësuar tek një person juridik në Shkup, si shitës, duke shfrytëzuar rastin, me celularin e tij i ka fotografuar të dhënat e identifikimit nga kartat e pagesës së bashku me kodin PIN nga kartat e klientit, të cilin ata e kanë dhënë për të paguar për mallin e blerë. Në këtë mënyrë ai ka arritur të mbledhë të dhënat e 17 qytetarëve dhe më pas, së bashku me të raportuarin e dytë i kanë shfrytëzuar në disa raste për të paguar faturat e shërbimeve dhe për të porositur produkte”, thuhet në njoftimin e MPB-së.


You may also like