155 aktivistë të shoqatës “Nënë Tereza” na u vranë në luftë me bukë në dorë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Kryetari i shoqatës bamirëse dhe humanitare “Nënë Tereza”, Zef Shala, ka rrëfyer se si janë ndihmuar kosovarët në kohën e luftës.

Shala, në “Edicionin Special”, bëri të ditur se më 15 mars të vitit 1999 u shpërndanë 15 mijë tonë ndihma për 900 mijë njerëz që ishin ende në vend, njofton Klankosova.tv.

“Koha e luftës ishte një situatë jashtëzakonisht e rëndë humanitare sepse para fillimit të bombardimeve, 890 mijë persona ishin të zhvendosur nga Kosova dhe të strehuar në kushte jashtëzakonisht të rënda nëpër male dhe hapësira të pa përshtatshme për jetesë”.

“Ndihmat që i shpërndanim ne më 15 mars, nëntë ditë para se të nisni bombardimet kemi mbuluar me ndihma rreth 900 mijë njerëz dhe mesatarja e ndihmave ishte rreth 15 mijë tonë. Por, këto ndihma nuk arritën që të përdoren nga njerëzit pasi filloi shpërngulja masive ku mbi 1 milion njerëz e lëshuan Kosovën dhe ata që më nuk kishin mundësi që të lëvizin u patën ushqyer më të gjitha ndihmat që i shpërndamë ne”, tha Shala.

Mes tjerash, Shala bëri të ditur se ndihmat e tyre u shpërndanë edhe tek ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës teksa për këtë u vranë 155 aktivistë.

“Këto ndihma kanë qenë shpëtimi i popullatës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pasi bashkëpunimi me ta ka qenë i një niveli shumë të lartë dhe aktivistët tanë kanë ndihmuar edhe ushtarët”.

“Por, nga lufta nuk shpëtuam as ne, lufta na preku shumë.. 155 aktivistë të shoqatës tonë janë të vrarë në luftë, jo pse kanë qenë të veshur me uniforma por se ishin gjithmonë në shërbim të popullit”, tha Shala.

Më poshtë e gjeni intervistën e plotë të realizuar nga gazetarja, Agnesa Sahiti.

 

 

You may also like