15 vjetori i laboratorit gjerman, Veliaj dhe Presidenti gjerman vizitë në gjimnazin “Sami Frashëri”

by admin
Spread the love

Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizituan pasditen e sotme ambientet e gjimnazit “Sami Frashëri”, me rastin e 15 vjetorit të laboratorit të gjuhës gjermane. Drejtoresha e shkollës “Sami Frashëri” i dhuroi Presidentit gjerman një certifikatë mirënjohjeje për bashkëpunimin në projektin gjerman që gjimnazi ofron.

Gjithashtu kryebashkiaku Veliaj dhe Presidenti gjerman panë nga afër ekspozitën e realizuar nga nxënësit “Shkolla në kohën e Komunizmit”.

Gjatë vizitës së tij Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier shoqërohej edhe nga përfaqësues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (Ryco) si dhe përfaqësues të GIZ Albania.

You may also like