144 shoferë u dënuan ditën e djeshme në Shkup – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministria e Punëve të Brendshme ka vijuar edhe gjatë ditës së djeshme kontrollet në zonën e qarkullimit rrugor. Në territorin e qytetit të Shkupit, siç thonë nga MPB, janë shqiptuar gjithsej 144 masa, nga të cilat 17 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, përcjell Klan Maqedonia.

“16 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, gjashtë sanksione për kalim të sinjalit të mbyllur (semafor të kuq), gjashtë masa për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit. Pesë masa janë shqiptuar për automjetet me defekte teknike në transportin publik, pesë sanksione për drejtuesit fillestarë, tre masa për automjetet e paregjistruara, tre sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit”, thonë nga MPB.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, njoftojnë nga MPB, ndërsa apelonë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit./KlanMacedonia

You may also like