132 shoferë të sanksionuar në Shkup

by admin
Spread the love

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (02.12.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 132 masa, nga të cilat 25 sanksione për drejtim automjeti me shpejtësi të kufizuar, 11 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 11 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

MARKETING



You may also like