12 milionë njerëz janë në qiell të hapur! Gazetari raporton nga Turqia: Çdokush kërkon familjarë nën rrënoja, fjalët nuk përshkruajnë dot dhimbjen

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

12 milionë njerëz janë prekur nga tërmeti që goditi të hënën në mëngjes Turqinë. Çdokush kërkon çdokënd, me shpresën se do të dalë i gjallë nga rrënojat.

Gazetari i TRT-së Abdylvehab Ejupi, në një lidhje ‘live’ me emisionin “Top Story”, tregon situatën aktuale në shtetin e prekur rëndë nga tërmeti 7.8 i shkallës Rihter.

“Çdokush ka një familjar nën rrënoja. Mbi 12 mijë njësi speciale të kërkim-shpëtimit janë në terren. Deri tani kemi 1.700 të vdekur, mijëra të tjerë janë nën gërmadhë. Çdo sekondë e kaluar ul shpresën për të mbijetuar. Pamjet janë si të filmave post apokaliptik, fjalët janë të pakta për të përshkruar dhimbjen që njerëzit në Turqi ndjejnë”.

Kjo është tragjedia e dytë më e madhe në historinë moderne turke, shprehet Ejupi.

“Rreth 100 vite më parë, mbi 8.000 njerëz kanë humbur jetën. Kjo është tragjedi e madhe për vendin, ndërkohë që numri i viktimave rritet nga ora në orë”.

Cilësia e dobët e ndërtimeve, thotë gazetari, është një tjetër arsye që ka ndikuar në shkallën e lartë të shkatërrimeve dhe për pasojë numrin e lartë të vdekjeve.

“Është zona më pak e zhvilluar. Vetëm 15 vitet e fundit ka filluar të zhvillohet. Të gjitha operacionet ushtarake edhe në Irak, edhe në Siri, janë zhvilluar nga ajo zonë. Aty është baza e NATO-s. është zonë shumë e ndjeshme edhe në aspektin atomik, aty ka armë nukleare. Përveç faktorik sizmik, është dhe ai gjeopolitik që ka ndikuar”.

Ndërtesat e reja i kanë mbijetuar tërmetit, shton gazetari, duke treguar rëndësinë e rindërtimit të ndërtesa jashtë standardeve.


Top Channel

You may also like