115 shkelje të “Fair Play”-t Financiar, ja kur do të nisë gjyqi për fatin e Mançester Sitit

by admin
Spread the love

Mançester Siti mori një goditje të madhe shkurtin e kaluar, me “qytetarët” që u denoncuan për 115 shkelje të “Fair Play”-t Financiar.

Pas dënimit të Evertonit dhe Notinghemit, duket se tashmë Premier Liga do të nisë punën për të investiguar ngjarjen dhe me fituesit e “Tripletës”.

Siç raportojnë mediat britanike, gjyqi mbi Mançester Sitin do të nisë në vjeshtën e këtij viti dhe për fatin e tyre duhet të presin deri në verën e 2025-ës.

Këto shkelje kanë filluar që nga sezoni 2009-2010 dhe nëse Siti shpallet fajtor, atëherë dënimet mund të jenë nga më të ndryshmet, që nga heqja e pikëve e deri nga heqja e titujve të fituar nga 2012 deri në 2018.

PANORAMASPORT.AL

You may also like