1000 herë do ta ribëja “Ballkanin e Hapur” po të kthehesha mbrapa – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri i vendit, Edi Rama, thotë se edhe nëse do të kthehej pas, 1000 herë do ta bënte nismën e “Ballkanit të Hapur”.

Kryeministri Rama e dha deklaratën në një konferencë të përbashkët për mediat me homologun e tij maqedonas, Dimitar Koveçevski. Rama ka shtuar se “Ballkani i Hapur” i ka bërë një shërbim të madh rajonit.

Edi Rama: “Ballkanin e Hapur”, 100 herë të kthehesha mbrapa, 1000 herë do ta ribëja. Nuk është një nismë përjashtuese, një nga 72 nismash në këtë rajon. Çfarë e keqeje i ka ardhur nga “Ballkani i Hapur” rajonit, përveç të mirave? Merrni dhe shikoni shifrat e tregtisë mes vendeve dhe mos harroni asnjëherë se ajo që është bërë nuk zhbëhet. Dhe Procesi i Berlinit ka përftuar nga Ballkani i Hapur. Nuk e kuptoj si ka dyshime për këtë kur faktet flasin qartë. Përsa i përket asaj të vëllazërisë apo të gjakderdhjes, mendoj që është rruga më e gabuar e mendimit shqiptar sot. Nuk ka rrugë më të gabuar se sa të vazhdojmë të rrijmë në të shkuarën dhe të akuzojmë njëri-tjetrin se kush është patriot i vërtetë. Patriot i vërtetë është ai që e do vendin e vet dhe nuk i do të keqen askujt tjetër. “Ballkani i Hapur” i ka bërë një shërbim të madh rajonit./tvklan.al

You may also like