1 javë më parë u ndanë, çifti i njohur i showbizit ribashkohen prapë! – Shqip

by admin
Spread the love

Një javë më parë u raportua se Kendall Jenner dhe Devin Booker janë ndarë. U tha se shkak ishte bërë stili i ndryshëm i jetesës, por edhe u theksua se ndarja nuk ishte përfundimtare pasi Kendall i kishte kërkuar Devinit pak hapësirë. E mesa duket hapësira i është dashur vetëm 1 javë pasi së fundmi çifti është parë prapë bashkë.  26-vjeçarja dhe lojtari i ‘Phoenix Suns’ janë parë duke kaluar kohë së bashku në Malibu, Kaliforni. Në foto, Kendall dhe Devin shihen të buzëqeshur ndërsa rrinë pranë njëri-tjetrit. Një dëshmitar okular i tha E!Neës se dyshja dukeshin të lumtur dhe “kishin shumë energji mes tyre”. Ndërkohë njerëz pranë tyre kanë thënë se ata nga të dashur janë miq. “Ata vazhdojnë të jenë në kontakt dhe kujdesen për njëri-tjetrin. Të dy shpresojnë ta bëjnë të funksionojë, por tani janë ndarë”. Pavarësisht raportimeve, Kendall dhe Devin nuk e kanë bërë të qartë statusin e marrëdhënies së tyre.

You may also like