Ҫfarë ka ndodhur? Gazetari Adriatik Doçi goditet me sende të forta, ja si paraqitet gjendja e tij

by admin
Spread the love

Gazetari Adriatik Doçi, është dhunuar ditën e sotme nga persona ende të paidentifikuar, ku është ndjekur nga disa persona dhe më pas është goditur me sende të forta, pranë banesë së tij në Tiranë.

“Persona të panjohur më qëlluan nga mbrapa me sende të forta kur po hyja në banesë!”,– tha gazetari Doçi për Report Tv.

“Duke u kthyer në banesë, në mënyrë të befasishme jam goditur nga persona të paidentifikuar, kam patur kërcënimë të ndryshme, por jo dhunë fizike. Pasi kisha konsumuar një kafe, para se të hyja në banesë më kanë goditur nga mbrapa. Personi mund të ishte rreth moshës 25-vjeҫ. Ishte shumë e vështirë t’i njihja. Dyshimet e mia janë, se sulmi ndaj meje është  për shkak të detyrës sime. Kam shqetësime fizike, por më shumë kam shqetësime emocionale, por jam mirë”, shprehet gazetari.

You may also like