Zyrtarisht Ronaldo mungon në derbin Liverpool – Manchester United

by admin
Spread the love

Pas tragjedisë familjare që i ndodhi ditën e hënë Cristiano Ronaldos, ku sulmuesi portugez kërkoi mirëkupton për privatësi në këtë moment të vështirë për familjen e tij, Manchester United ka menduar të mos e grumbullojë për ndeshjen me Liverpool që do të luhet mbrëmjen e sotme në Ligën Premier.

Derbi që fillon në ora 21:00, do të luhet në “Anfield Road”, me The Reds që cilësohen si favoritë për këtë sfidë.

Nëpërmjet një komunikate, Manchester United thekson se familja është më e rëndësishme se gjithçka dhe se ekipi do të respektojë kërkesën e CR7-tës për privatësi.

“Familja është më e rëndësishme se gjithçka dhe Ronaldo po mbështet të dashurit e tij në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë. Si i tillë, ne konfirmojmë se ai nuk do të luajë në ndeshjen kundër Liverpool në Anfield dhe nënvizojmë kërkesën e familjes për privatësi”, thuhet në deklaratën e klubit.

Tifozët e Liverpoolit ndërkohë kanë paralajmëruar se sonte në minutën e shtatë do të duartrokasin për një minutë për ta nderuar dhe ngushëlluar yllin portugez, i cili po kalon nëpër momente të vështira emocionale.

 


You may also like