Zyrtarët e lartë amerikanë e vizitojnë Abazoviqin në ditën e parë të punës si kryeministër

by admin
Spread the love

Zyrtarë të lartë amerikanë e kanë vizituar Dritan Abazoviqin në ditën e parë të punës, si kryeministër i Malit të Zi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook, Abazoviq tregoi se priti në zyrën e tij, ndihmës-sekretaren e Shtetit Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai ka shkruar se Mali i Zi dhe Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë të forcojnë partneritetin, përcjell Klankosova.tv.

“Fokusi ynë është sundimi i ligjit, bashkëpunimi rajonal dhe investimet. Kam pasur nderin të vizitohem nga KarenDonfried, zyrtare e lartë amerikane dhe ekipin e saj gjatë ditës së parë të punës të kabinetit tim, të cilët i mirëprita së bashku me Ministrin e Jashtëm Ranko Krivokapiq”, ka shkruar Abazoviq në Facebook.

You may also like