Zyrtare: Xhevdet Shabani bëhet me skuadër të re, i bashkohet Malishevës

by admin
Spread the love

Malisheva e ka zyrtarizuar edhe një përforcim tejet të rëndësishëm gjatë ditës së sotme.

Njëri prej futbollistëve më të mirë në Kosovë në vitet e fundit, Xhevdet Shabani i është bashkuar klubit elitar kosovar.

“Rrapa” që së fundmi ndau rrugët me Prishtinën, do ta vazhdojë karrierën te Malisheva.

Njoftimi i plotë i Malishevës:

Transfer i ri
Xhevdet Shabani është një nga përforcimet e radhës në klub deri më tani. Shabani la FC Prishtinën për t’u bërë pjesë e klubit tonë për pjesën e mbetur të këtij edicioni garash. Në Superligën e Kosovës, për disa vite radhazi, Shabani ka qenë një ndër futbollistët më të spikatur të kampionatit, dhe ardhja e tij në FC Malisheva do të jetë një përvojë e veçantë për klubin tonë.
Karrierën si futbollist Shabani e filloi me Lepencin e Ferizajin për të kaluar te FC Drita e më pas duke lënë kampionatin Kosovar ku u transferua te Teuta e Durrësit për sezonin 2014-2015. Pas një sezoni të mirë në Kampionatin shqiptar, Shabani nënshkroi me Feronikelin, top klubin e atëhershëm të Superligës. Luajti edhe për Besën dhe së fundmi ishte pjesë e FC Prishtinës.
Një përvojë impresive si në kampionatin kosovar e atë shqipëtar e po ashtu edhe në garat evropiane.
Superliga e Kosovës
Kategoria Superiore
Champions League
UECL Qualifiers
Superkupa e Kosovës
Të lumtur që Shabani është tashmë pjesë e klubit tonë, ne i dëshirojmë mirëseardhje dhe i urojmë fat të mirë dhe suksese, si me klubin po ashtu edhe në sferën personale“.

You may also like